TIRANË-Ende asnjë gjurmë nga Eglant Koçi, i cili rezuloton i zhdukur prej 4 qershorit. Imazhet e fundit të Koçit të siguruar nga ZËRI, tregonin të riun në zonën e 'sheshit Wilson' me motor dhe aty pranë një makinë ngjyrë gri, tip "Toyota Corolla". Lidhur me rastin gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje, ku shprehet se Eglant Koçi ishte postieri që shkonte te zyrat e këmbimit për të këmbyer kriptomonedhat me cash.
“Kjo ngjarje, e datës 4 qershor, një i ri Eglant Koçi, është zhdukur pa lënë gjurmë nuk ka asnjë informacion. Punonte si postier midis disa pikave të këmbimit valuator për kriptomonedhat. Ky është rasti i rradhës dhe besoj se në të ardhmen do të kemi probleme të ngjashme me këtë. Duhet bërë apel që nëse është i gjallë, kushdo që mund të ndihmojë do të ishte e vlefshme si informacion. Policia dhe familja janë munduar.
Janë parë lëvizjet. Për herë të fundit e kanë parë te sheshi Wilson. Ka fikur telefonin dhe nuk është përgjigjur. Ai ishte postieri që shkonte te change për të këmbyer kriptomonedhat me cash. Në llogarinë që ka ai nuk është lëvizur. Te 5 maji një person i panjohur, ka lënë motorrin e personit të humbur dhe është larguar. Kjo mund të jetë bërë edhe për të humbur gjurmët, pasi motorri është gjetur të nesërmen. Sa më shumë kohë kalon nga momenti i rrëmbimit, aq më pak janë shanset që të gjendet personi. Janë shtuar shumë këto rrëmbimet. Kemi rrëmbime personash nga Saranda deri në Shkodër. Sa më shumë të ketë raste rrëmbimesh dhe mos zbulim të tyre, bëhet problematike”– tha gazetari Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.
