Aktualitet

Aksident 'zinxhir' në Vlorë, 2 makina shpërthejnë në flakë, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Konkretisht në aksident janë përfshirë tre automjete,“Benz”,“BMW” dhe një “Seat”

F.I
Aksident 'zinxhir' në Vlorë, 2 makina shpërthejnë
pamje nga vendngjarja

VLORË-Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në bypass-in e Vlorës, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Konkretisht në aksident janë përfshirë tre automjete,“Benz”,“BMW” dhe një “Seat”. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, i cili po udhëtonte në drejtim të aksit Orikum-Vlorë. Viktima është identifikuar si shtetasi F.K., 35 vjeç. Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të automjetit, 35-vjeçari nuk mundi të shpëtonte, duke ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”, në Radhimë, automjeti me drejtues shtetasin V. R., 32 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. K., rreth 35 vjeç dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 31 vjeç. Pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi F. K.
Gjithashtu, janë dëmtuar 3 pasagjerë (shtetas të huaj) në automjetin me drejtues shtetasin A. M., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit V. R. dhe A. M., janë shoqëruar në Komisariat, për veprime procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pak minuta pas përplasjes, dy prej automjeteve janë përfshirë nga flakët, duke shtuar rrezikun në vendngjarje dhe duke vështirësuar ndërhyrjen e parë. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, ambulancat dhe ekipet zjarrfikëse. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar dinamikën e përplasjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB