Aktualitet

Aksion 'blic' në Vlorë! Sekuestrohen armë dhe një mjet i blinduar, disa të arrestuar

Në kuadër të aksionit raportohet se janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona, mes tyre edhe një individ i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

F.I
Aksion 'blic' në Vlorë! Sekuestrohen armë dhe një
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në qytetin e Vlorës dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës mbrëmjen e 8 qershorit, duke përfshirë kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente të ndryshme. Në kuadër të aksionit raportohet se janë shoqëruar dhe arrestuar disa persona, mes tyre edhe një individ i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar armë zjarri, si dhe një automjet i blinduar. Ende nuk janë bërë publike identitetet e personave të ndaluar, ndërsa një njoftim zyrtar nga Policia pritet të zbardhë detajet mbi veprat penale për të cilat dyshohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB