Aktualitet

Senatori Bernie Sanders mbështet protestat për Zvërnecin: Shikoni oligarkinë globale në Shqipëri

Senatori amerikan i ka cilësuar protestat si një shembull të kundërshtimit popullor ndaj asaj që ai e quan “oligarki globale”.

F.I
Senatori Bernie Sanders mbështet protestat për Zvërnecin: Shikoni
Bernie Sanders

SHBA-Protesta në Tiranë, kundër investimit në Zvërnec, ka tërhequr edhe vëmendjen e figurave të njohura politike amerikane. Senatori amerikan Bernie Sanders me anë të një reagimi në platformë X, ka publikuar pamje nga tubimi i shqiptarëve, duke i cilësuar si një shembull të kundërshtimit popullor ndaj asaj që ai e quan “oligarki globale”.

Sanders iu referua demonstratave kundër resortit luksoz që planifikohet të zhvillohet nga dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe partnerët e tij nga Katari.

Bernie SandersNë Shqipërinë e vogël, mbi njëqind mijë njerëz kanë dalë në rrugë kundër një resorti luksoz shkatërrues për mjedisin, i planifikuar nga dhëndri i Trumpit, Jared Kushner, dhe partnerët e tij miliarderë nga Katari. Kjo është ajo se si duket oligarkia globale dhe njerëzit po thonë JO.

Poll

MOS HUMB