Aktualitet

Grabitje në mes të ditës: 37-vjeçari mori 100 mijë lekë nga dyqani në Durrës, "Shqiponjat" e kapin në kohë rekord

Burime bëjnë me dije se 37-vjeçari ka kërcënuar punonjësen e dyqanit dhe më pas ka marrë nga sirtari shumën e parave, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

zh.ll
Grabitje në mes të ditës: 37-vjeçari mori 100 mijë
pamje-grabitja dhe arrestimi

DURRËS- Një pikë e shërbimeve të telefonisë celulare në Durrës ka rënë pre e një grabitjeje mesditën e sotme.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, ku një 37-vjeçar me inicialet G. R. dyshohet se ka hyrë në ambientet e biznesit dhe ka marrë me forcë shumën prej rreth 100 mijë lekësh të rinj, e cila përbënte xhiron ditore të subjektit. 

Në pamjet e publikuara nga Policia duket momenti kur 37-vjeçari shkon drejt sirtarit ku ndodhej punonjësja e dyqanit, e shtyn atë dhe më pas merr shumën e parave. Pas kryerjes së grabitjes, ai është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, pas disa orësh kërkimesh, policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë 37-vjeçarin, i dyshuar si autor i ngjarjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Njoftimi i Policisë:

Durrës/ Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan të një kompanie celulare. Falë reagimit të menjëhershëm të Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, kapet në kohë rekord autori i dyshuar.

Rreth orës 15:15, në lagjen nr. 16, Durrës, shtetasi G. R., 37 vjeç, dyshohet se ka hyrë në një dyqan të një kompanie celulare dhe ka marrë me forcë shumën prej rreth 100 000 lekësh të rinj, që përbënte xhiron ditore të biznesit, duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan menjëherë punën dhe bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar në lagjen nr. 6, Durrës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB