Aktualitet

Gjykata e Romës urdhëroi rikthimin e 12 emigrantëve në Itali, mbërrin anija italiane në Shëngjin

Emigrantët do të transportohen me autobus nën masa të forta sigurie, një proces i ngjashëm me atë që ndodhi disa ditë më parë kur u zhvendosën nga porti në qendrën e Gjadrit.

M.M
Gjykata e Romës urdhëroi rikthimin e 12 emigrantëve në
Anija italiane

LEZHË- Mëngjesin e sotëm, një anije e rojes bregdetare italiane ka mbërritur në portin e Shëngjinit për të transferuar 12 emigrantët nga kampi në Gjadër drejt Italisë. Emigrantët do të transportohen me autobus nën masa të forta sigurie, një proces i ngjashëm me atë që ndodhi disa ditë më parë kur u zhvendosën nga porti në qendrën e Gjadrit.

Ky transferim vjen pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Romës, e cila ka urdhëruar që këta emigrantë, të cilët vijnë nga Egjipti dhe Bangladeshi, të transferohen në Itali për të pritur më tej procedurat e azilit. Ky vendim bazohet në një rregullore të përditësuar të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila, në një vendim të dhënë më 4 tetor, ka përcaktuar kufizime të rrepta për riatdhesimin e emigrantëve në vendet e tyre të origjinës, sidomos kur ato vende konsiderohen të pasigurta.

 

Sipas vendimit të ri, Egjipti dhe Bangladeshi janë klasifikuar si vende të pasigurta, dhe për rrjedhojë, 12 emigrantët nuk mund të deportohen atje, por do të qëndrojnë në Itali. Ky grup është pjesë e një grupi më të madh prej 16 emigrantësh që mbërritën në Shqipëri nga anija "Libra" e marinës italiane. Katër të tjerë tashmë janë kthyer në Itali, dy prej tyre për shkak se ishin të mitur dhe dy të tjerë për arsye shëndetësore./ ZËRI

Poll

MOS HUMB