Aktualitet

Fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Edhe për këtë rast kanë nisur hetimet për të mësuar sesi ka mundur që të sigurojë telefonin në qeli. Nuk përjashtohet se Myrte mund të jetë personi që i ka siguruar celularin Laert Haxhiut.

k.m.
Fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të
Foto ilustruese

KORÇË- Arrestohet polici i burgut të Drenovës. Sot, Policia e Korçës ka vendosur në pranga efektivin e sigurisë së burgut të Drenovës, i cili është identifikuar si Rudenc Myrte. Për këtë të fundit, prej disa muajsh ishin zhvilluar përgjime të autorizuara nga Prokuroria. Kjo sepse kishte dyshime të forta, se efektivi kishte futur në mënyrë të paligjshme në ambientet e burgut drogë dhe sende të tjera të ndaluara për të dënuarit.

Ngjarja ndodh vetëm një ditë pas një aksioni të zhvilluar nga Operacionalja e Burgjeve, që gjeti në qelinë e Laert Haxhiut – i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, një aparat celular. Edhe për këtë rast kanë nisur hetimet për të mësuar sesi ka mundur që të sigurojë telefonin në qeli. Nuk përjashtohet se Myrte mund të jetë personi që i ka siguruar celularin Laert Haxhiut. Por ende kjo "lidhje" ende nuk është e provuar.

Sa i përket arrestimit të Myrtes, hetimet për rastin vijojnë për të zbuluar nëse ka bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë për të futur sende të ndaluara brenda ambienteve të burgut që konsiderohet i sigurisë së lartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB