Aktualitet

ME VIDEO- Të dy në Kuvend, momenti kur Vullnet Sinaj takohet me biznesmenin e prangosur nga SPAK

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi ka denoncuar se deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj kishte shkuar për t'u takuar mes biznesmenin e arrestuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ilir Rrapaj.

k.m.
ME VIDEO- Të dy në Kuvend, momenti kur Vullnet Sinaj takohet me
Ilir Rrapaj dhe Vullnet Sinaj

TIRANË- Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ka ngjallur sërish debat mes palëve. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi ka denoncuar se deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj kishte shkuar për t'u takuar mes biznesmenin e arrestuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Ilir Rrapaj.

Të dy, janë të ulur në hyrjen e Kuvendit, ndërkohë që deputeti Sinaj mbaj një telefon celular në dorë. Pranë tyre nuk ka asnjë efektiv policie, nga shumë prej atyre që shoqëruan Rrapajn nga burgu në ambientet e Kuvendit. Biznesmeni Rrapaj është në burg, çka do të thotë se e ka të ndaluar që të komunikojë me persona të tjerë pa marrë leje nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, apo nga vetëm SPAK. Madje nga organi hetimor mori leje për të qenë pjesë e Komisionit Hetimor, ndërsa Sinaj i është ulur pranë dhe ka nisur bisedën me të, pa të keq! Deri më tani, lidhur me rastin nuk ka asnjë reagim nga institucionet ligjzbatuese, pra as Policia e Shtetit që ka për detyrim të monitorojë Rrapajn, e as nga ana e SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB