Aktualitet

Kush po përflitet? Zbardhen disa nga emrat që qarkullojnë si drejtuesit e Policisë në qarqe

ZËRI publikoi dje listën e pikëve të fituara nga secili kandidat, ku vendin e parë e mbante Vilson Bala me 91 pikë, i pasuar nga Elidon Çela dhe Elton Alushi.

k.m.
Kush po përflitet? Zbardhen disa nga emrat që qarkullojnë si
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve përfundoi dje shqyrtimin e dokumentacionit dhe intervistave të zhvilluara nga kandidatët që kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit. ZËRI publikoi dje listën e pikëve të fituara nga secili kandidat, ku vendin e parë e mbante Vilson Bala me 91 pikë, i pasuar nga Elidon Çela dhe Elton Alushi. Një ditë pas publikimit të listës, në media po qarkullojnë disa nga emrat që pritet të emërohen si drejtues të disa prej drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit. Emrat që po  përfliten në media nuk janë konfirmuar zytarisht nga kryepolici Ilir Proda.

Sipas raportimeve, Vilson Bala, aktualisht drejtor i "Operacionales", do të marrë drejtimin e Policisë së Tiranës. Elidon Çela, i dyti në listën e performancës dhe ish-drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore së Tiranës do të marrë detyrën si i pari i Policisë së Beratit; Fatmir Lleshaj do të vendoset në Durrës; ndërsa zv.drejtori i Tiranës, Luigj Vathi pritet të emërohet në Lezhë. I treti në listën e kandidatëve, Elton Alushi, nga zv.drejtor i Policisë së Tiranës pritet të marrë drejtimin e Vlorës; Altin Mena do të emërohet në Elbasan, ndërsa në Shkodër do të caktohet Gentian Berberi.

LISTA ME EMRAT

Vilson Bala - DVP Tiranë
Elidon Çela - DVP Berat
Luigj Vathi - DVP Lezhë
Elton Alushi - DVP Vlorë
Altin Mena - DVP Elbasan
Fatmir Lleshaj - DVP Durrës
Gentian Berberi - DVP Shkodër

Komisioni për vlerësimin e aplikimeve për të emëruar nr.2 të policisë së shtetit dhe drejtorët e departamenteve në të gjithë vendin, përbëhej nga një përfaqësues i ministrisë së brendshme, një tjetër nga Policia e Shtetit dhe një nga Akademia e Sigurisë. Për funksionet e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm dhe drejtor departamenti, Ilir Proda do i propozojë ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha 3 kandidatët me pikët më të larta. Ndërsa funksionet e drejtorit të drejtorisë vendore dhe shefit të komisariatit janë kompetencë e Prodës, i cili do të zgjedhë mes 3 emrave për secilin dikaster./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB