Aktualitet

Flakët përhapen në Sektor Rinia, zjarrfikësit dhe banorët luftojnë me zjarrin (VIDEO)

Flakët janë përhapur në një terren me bimësi të thatë duke krijuar vështirësi në ndërhyrjen për neutralizimin e tyre.

M.K.
Flakët përhapen në Sektor Rinia, zjarrfikësit dhe
foto nga zjarri

DURRËS- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të mbuluar me barishte në zonën e Sektor Rinisë në Durrës.

Flakët janë përhapur në një terren me bimësi të thatë duke krijuar vështirësi në ndërhyrjen për neutralizimin e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Durrësit ndërsa edhe banorë të zonës janë përfshirë në përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në sipërfaqen përreth.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar shkaku i rënies së zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB