Aktualitet

Çështja e Berishës dhe Malltezit, Kushtetusja rrëzon për herë të dytë kërkesën e Xhaferllarit për dorëheqje

Por, ashtu si për herë të parë, Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e saj.

I.F
Çështja e Berishës dhe Malltezit, Kushtetusja rrëzon
Marsida Xhaferllari

TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xhaferllari depozitoi dje për herë të dytë kërkesën për t’u tërhequr nga çështja e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Por, ashtu si për herë të parë, Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e saj. Po ashtu, edhe Berisha ka ngritur akuza ndaj Xhaferllarit, ku kërkoi kërkoi ajo të mos jetë gjyqtare për çështjen e tij për shkak të konfliktit të interesit, pasi ajo është bashkëshortja e Enkelejd Alibeajt. Kërkesa e tij u rrëzua në nëntor nga Gjykata Kushtetuese.

Në kërkesën e parë të dorëzuar në gjykatë, Xhaferllari kërkoi tërheqjen nga çështja ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit. Kjo pasi Berisha dhe Malltezi kërkuan përjashtimin e Xhaferllarit nga kjo çështje, me argumentin se kjo e fundit bashkëjeton me deputetin Enkeljed Alibeaj dhe është në konflikt interesi. Në letrën dërguar kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Xhaferllari kërkoi që të dorëhiqej nga çështja e tyre, por kërkesa e saj u rrëzua. Në shkresën e saj, gjyqtarja shkruante se në vendimet e saj nuk kishte ndikuar kurrë askush, por për të shmangur aludimet kërkonte largimin nga çështja. Ndër të tjera shtonte se largimi i saj nga çështja nuk e cënonte kuorumin për marrjen e vendimit.

Në tetor të vitit të shkuar, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi ndaj kryedemokratit masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha kërkon heqjen e kësaj mase sigurie, kështu që seanca e parë në Kushtetuese do të jetë më datë 19 Nëntor 2024. Padia e bërë në Kushtetuese nga Sali Berisha u pranua disa ditë më parë nga trupa gjykuese. Në tetor të vitit të shkuar, GJKKO caktoi ndaj kreut të Partisë Demokratike masën "detyrim paraqitje", por duke qenë se kjo masë nuk u respektua nga Berisha, hetuesit kërkuan ashpërsimin e masës, duke e lënë liderin e opozitës në "arrest shtëpie”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB