Aktualitet

Ende aktive dy varta në Dibër e Bulqizë, përhapja e flakëve favorizohet nga era

Gjithashtu një vatër tjetër zjarri është raportuar në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë në Qafën e Helmes pranë kufirit me Selishtën.

M.K.
Ende aktive dy varta në Dibër e Bulqizë, përhapja e
FOTO

DIBËR- Në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme është rregjistruar një vatër zjarri në zonën e Selishtës të Bashkisë Dibër ku ende flakët e përhapura nuk janë vënë në kontroll. Për shuarjen e flakëvë janë angazhur punonjës të bashkisë Dibër dhe Bulqizë, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, strukturat e Emergjencave Civile dhe banorë të zonës.

Gjithashtu një vatër tjetër zjarri është raportuar në Njësinë Administrative Fushë-Bulqizë në Qafën e Helmes pranë kufirit me Selishtën. Në zonë po ndërhyjnë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Bulqizë, por terieni i vështirë kufizon lëvizjen e tyre. Ndërsa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB