TIRANË- Është finalizuar ekstradimi i dy personave nga Interpoli i Tiranës të cilët ishin të shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Është ekstraduar drejt Italisë 42-vjeçari Armando Vachizan, i njohur ndryshe edhe me pseudonimet Altin Dervishi, Armando Dervishi, Martin Dervishi, Armando Gheorghe. Sipas autoriteteve ai është dënuar në vitin 2023 nga Gjykata e Pordenones me 5 vite e 9 muaj burgim për veprat penale "Vjedhje në rrethana rënduese" dhe "Emigracion i paligjshëm".
Në një operacion tjetër, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre gjermane, është bërë i mundur ekstradimi një shtetas nga Venezuela, G. C., alias Y. D., 33 vjeç, nga Gjermania drejt Shqipërisë.
Ai ishte i shpallur në kërkim në vitin 2025 nga Gjykata e Tiranës, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest me burg", pasi mbi të rëndojnë veprat penale "Trafikim i personave të rritur" dhe "Shfrytëzim i prostitucionit"./ZËRI