Aktualitet

'1 orë emision'/ Emri i gazetarit në përgjimin e Ron Yeffet, Julian Hoxhaj: Kërcënim, u përmenda në tryezat e trafikut të armëve

Përmedjen e tij nga personat e implikuar në përgjime, gazetari e sheh si presion dhe kërcënim, por thekson se do të vazhdojë të bëjë detyrën e tij me po të njëjtën përgjegjshmëri.

F.I
'1 orë emision'/ Emri i gazetarit në përgjimin e Ron
personat në audio, gazetari Julian Hoxhaj dhe Arben Ahmetaj

TIRANË-Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj në “Çim Peka LIVE”, publikoi një audio-përgjim ku sipas tij zbulohet një skemë e dyshuar e abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve. Një nga audiot lidhet me Ron Yeffet dhe dy persona të tjerë, njëri ukrainishtfolës dhe tjetri rusishtfolës. Në audion e publikuar mes Ron Yeffet, dhe personave të përfshirë përmendet edhe emri i gazetarit investigativ Julian Hoxhaj i emisionit Plug. 

"Dje më bënë ministër, 1 orë e gjysmë emision. Emisioni është shkruar nga Julian Hoxhaj,"-thuhet në bisedën e Ron Yeffet.

'1 orë emision'/ Emri i gazetarit në përgjimin e Ron

'1 orë emision'/ Emri i gazetarit në përgjimin e Ron

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj thotë se emri i tij dhe emisioni “Plug” janë përmendur në këtë material pas denoncimeve të publikuara më herët lidhur me aktivitetin e Yeffet në Shqipëri. Gazetari pretendon se përmendja e tij në këtë bisedë mes biznesmenëve nuk ka qenë e rastësishme, duke theksuar se prej muajsh ka denoncuar publikisht atë që ai e konsideron si marrëdhënie të “dyshimtë” mes Yeffet dhe strukturave shtetërore shqiptare.

Gazetari bashkangjitur audio-përgjimit ku përmendet ermri i tij, shprehet se bashkë me diskutimet për trafikun e armëve, izraeliti Ron Yeffet është marrë edhe personalisht me të edhe pse ka bërë detyrën si gazetar. Përmedjen e tij nga personat e implikuar në përgjime, gazetari e sheh si presion dhe kërcënim, por thekson se do të vazhdojë të bëjë detyrën e tij me po të njëjtën përgjegjshmëri dhe motivimim.

Reagim për përmendjen time në audiopërgjimin e Ron Yeffet

Të dashur miq, Mbrëmjen e të hënës, në emisionin Çim Peka Live në Syri Televizion, u publikua një audiopërgjim, ku shfaqen në bisedë biznesmeni izraelito-shqiptar Ron Yeffet dhe dy biznesmenë ukrainas. Audiopërgjimi i publikuar nga Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, është një nga ato momente ku nuk ka më vend për diskutim mbi atë që po ndodh në Shqipëri. Sepse tashmë nuk flitet për vjedhje, korrupsion e akte korruptive.

Por të funksionimit të shtetit si organizatë kriminale, ku persona me rekorde botërore bëhen pjesë të trafikut të armëve e ftohen nga Edi Rama dhe qeveria shqiptare për të bërë “gjërat e këqija”. Nuk do ta bëja këtë reagim, nëse Roni do të vijonte të bënte punën e tij e unë të timen si gazetar, pjesë e emisionit Plug, duke denoncuar biznesmenin kontravers që gjeti pasurinë e shqiptarëve dhe zemërgjerësinë e Edi Ramës si mundësi për të plotësuar ëndërrën e tij për tu pasuruar në pjesën e tretë të jetës, siç ai vetë preferon ta përshkruaj veten.

Unë dhe emisioni Plug përmendej në tryezat e errëta të trafikut të armëve fill pas denoncimit për pasurimin e tij me paratë e shqiptarëve, në janar 2026. Emision ku u denoncua për herë të parë ajo që po ndodh sot. Mënyra sesi qeveria shqiptare po i jepte dorë të lirë biznesmenit Ron Yeffet mbi asetet e ushtrisë shqiptare, tregtinë e armëve apo dhe lidhjet që Yeffet kishte me ish-kryeagjentin e FBI, Charles Mcgonigal.

E bashkë me këtë të drejtë, Edi Rama e gostiste me 3 milionë euro për të filluar operacionin, shumë të cilën Ron Yeffet e nënqesh, pasi nuk i hynte në sy krahasuar me projektin që kishte nisur të zbatonte. Sërish kjo është puna e Ronit, siç e imja të denoncoj Ronin dhe Edi Ramën sa herë që në diskutim është interesi publik. Por këtë herë, miku izraelit i kryeministrit Edi Rama, ndryshoi objektiv, bashkë me diskutimet për “gjërat e këqija” në trafikun e armëve zgjodhi të merrej edhe me mua, personalisht, vetëm se bëra dhe bëj detyrën time si gazetar.

Çdo gazetar e ka të qartë, kur i lakohet emri si bezdisës në këto “gjëra të këqija” dhe nuk ndjehet komod, por nën presion e kërcënim nga rrjetet më të errët që njeh bota, atë të trafikut të armëve! Gjithësesi, unë do të vazhdojtë bëjë detyrën time me po të njëjtën përgjegjshmëri dhe motivimim si gazetar dhe si pjesë e ekipit të emisionit Plug në Syri TV. Siç Ron Yeffet duket se do të bëjë të tijën. Por të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe institucionet e drejtësisë, si përballë mikut izraelit të kryeministrit Edi Rama ashtu edhe për moslejimin e cenimit të mjedisit për një gazetari të pavarur e larg shantazhit!

Poll

MOS HUMB