Aktualitet

Emigrantët në Shqipëri, Gjykata e Kasacionit: Vlerësimi i vendeve të sigurta i takon qeverisë

Gjykata e Kasacioit ka dalë në përfundimin se është në tagrin e qeverisë italiane, të vlerësojë vendet që konsiderohej si të sigurta.

k.m.
Emigrantët në Shqipëri, Gjykata e Kasacionit: Vlerësimi i
Pamje nga kampi i Gjadrit

ROMË- Gjykata e Kasacionit në Itali i ka dhënë të drejtë kryeministres Georgia Meloni për sjelljen e emigrantëve në Shqipëri. Sipas mediave italiane, Gjykata e Kasacioit ka dalë në përfundimin se është në tagrin e qeverisë italiane, të vlerësojë vendet që konsiderohej si të sigurta.

Gjyqtari vendos për rastet individuale, efektivitetin e të drejtës themelore për lirinë personale, por i takon ministrit të punëve të jashtme dhe ministrive të tjera që kanë lidhje me çështjen, të thonë fjalën e fundit. Tani topi është në Gjykata Evropiane e Drejtësisë, vendimi i të cilës nuk ka gjasa që të shpallet së shpejti.

“E djathta po feston por Gjykata e Kasacionit pohon atë që ka qenë gjithmonë e qartë dhe ajo që qeveria dhe mazhoranca e kanë mohuar gjithmonë: askush nuk ka dashur të privojë kurrë fuqinë politike të hartimit të listës së vendeve të sigurta, por i takon gjyqtarit të verifikojë nëse një vend është në të vërtetë i sigurt dhe se vendimi i qeverisë nuk është në kundërshtim me rregullat e BE-së,”- kështu deklaroi sekretari i "Più Europa", Riccardo Magi.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar./ZËRI

Poll

MOS HUMB