Aktualitet

Ekzekutuan në derë të shtëpisë Denis Çumanin, arrestohen dy kushërinjtë

45-vjeçari nga Shijaku u plagos mbrëmjen e 27 janarit në shtëpinë e tij nga dy kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra, pasi viktima kishte ngacmuar me mesazhe një vajzë që ishte në lidhje me Dorianin.

F.I
Ekzekutuan në derë të shtëpisë Denis Çumanin,
Denis Çumani

DURRËS-Policia e Durrësit ka ekzekutuar masaën e sigurisë 'arrest me burg' për Dorian Ferrën dhe Indrit Ferrë, (kushërinj), të dyashuar si autorë të vrasjes së Denis Çumanit, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti. Dy kushërinjtë akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

45-vjeçari nga Shijaku u plagos mbrëmjen e 27 janarit në shtëpinë e tij nga dy kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra, pasi viktima kishte ngacmuar me mesazhe një vajzë që ishte në lidhje me Dorianin. Çumani ndërroi jetë më 31 janar në spital. Kushërinjtë Ferra fillimisht e dhunuan Çumanin dhe më pas e qëlluan me armë zjarri në derë të shtëpisë. I plagosuri u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së një 45-vjeçari, në muajin janar 2026, në Shijak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit:

-I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Ç., 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën pas disa ditësh, në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB