Aktualitet

Dosja Partizani', ish-ministri Ylli Pango dëshmon në GJKKO: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

Ligjit për sportin iu bënë disa ndryshime, ku iu hapej rruga pronave të ekipeve sportive, t’iu ktheheshin ish-pronarëve.

F.I
Dosja Partizani', ish-ministri Ylli Pango dëshmon në GJKKO: Nuk
Ylli Pango

TIRANË-Ish-ministri i Sporteve, Ylli Pango ka mbërritur në ambientet e Gjykatën e Posaçme (GJKKO). Sot Pango pritet të dëshmojë në seancën e radhës së gjyqit për aferën e privatizimit me urgjencë të ish-kompleksit “Partizani”. Gjatë dëshmisë së tij, Pango deklaroi se ngjarjet datojnë rreth 18 vite më parë dhe se është e vështirë të kujtojë detaje apo dokumente konkrete pa u referuar materialeve të kohës. Ai tha se ka shërbyer në disa sektorë dhe se kujtesa e tij për disa vendime administrative është e kufizuar.

"Unë nuk do flas me rezerva, por unë do flas sa mbaj mend. Unë kam mbuluar 4 sektorë. Mund të mbaj mend një ligj që kam iniciuar vetë. Këtu do të ketë gjë: Thuhet që një pjesë e mirë e “Partizanit” ka qenë e zaptuar ato kohë. Në një nga mbledhjet e para të qeverisë, u kërkua të ecej me privatizimet. Mua më rezultoi të kisha në varësi qendrën e derdhjes së monumenteve të kulturës, një qendër të arteve, si edhe kompleksin shumë sportësh,"-u shpreh Pango.

Ajo pjesë që duhet të merrej nga ministria duhet të kishte një dokumentacion.
Që nga qeveria Nano është dhënë urdhri që të merrej nën administrim nga Ministria.

SPAK: Na sqaroni në çfarë periudhe keni ushtruar detyrën e ministrit të Kulturës.

Pango: Nga marsi 2007-2009. Kjo histori daton 18 vite më përpara. Është shumë e vështirë të mbash mend një dokument, një ligj, nëse nuk ka një shkak të madh për ta mbajtur mend. Në media janë publikuar disa dokumente qe më kanë rifreskuar kujtesën. Unë nuk mbaj mend saktësisht, sepse kam punuar në 4 sektorë. Mund të mbaj mend një ligj që kam qenë vetë iniciator, ndërsa këtu di këtë: thuhet që një pjesë mirë e klubit ka qenë e zaptuar nga individë në atë kohë.

Pango: Unë jam rritur në atë lagje, di që dhe pishina nuk funksiononte.

SPAK: Ka qenë apo s’kanë qenë të regjistruara këto territore në pronësi të ministrisë së kulturës

Pango: Nuk e mbaj mend.

SPAK: Ju sapo pranuat që tani e dini që paska qenë një pjesë e zënë. Keni bërë ndonjë përpjekje për t’i marrë në administrim si ministër i kulturës

Pango: Nuk më kujtohet, janë 18 vite para. Të jem i sinqertë, s’më ka shqetësuar asgjë në atë kohë që po sulmohej ndonjë terren sportiv. Ne, si kompetencë e Ministrisë së Kulturës, sporti ka qenë në kujdesin e federatave. Kanë qenë shumë më të pavarura.

SPAK: Afrim Tola ju kujton gjë si emër?

Pango: Duhet të vras mendjen që ta kujtoj. Në media më ka figuruar.

SPAK: Nga aktet rezulton se Violeta Shqevi përmes një memo ju bën me dije se ish fushat e basketbollit janë rrethuar dhe janë zënë forcërisht dhe ka kërkuar miratimin tuaj për regjistrimin.

Pango: Përgjigja e kësaj shkrese, drejtoresha kërkesën nuk e ka bërë si njohëse e juridiksionit. Mund ta vërtetoni në protokoll, në një nga mbledhjet e qeverisë kam pyetur kryeministrin: Pse të kemi ne kaq pak asete dhe t’i lëmë të gjitha te Ministria e Ekonomisë? Nuk mu dha përgjigje. Nuk kishim kaq asete që të fillonim ca procedura, nuk mendoja se ma jepte nën administrim njeri në atë kohë. Do ishte ëndërrimtare.

Ylli Pango u emërua ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në mars të vitit 2007 dhe e mbajti këtë detyrë deri në pranverën e vitit 2009, në periudhën më intensive të privatizmit të ish klubit Partizani. Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI evidentohet se në një mbledhje të qeverisë që mban datën 18 Qershor 2008, Berisha akuzon indirekt ish-vartësin e tij Ylli Pango, se kishte sjellë një ligj në qeveri, në mbrojtje të interesave të pronarëve të klubeve sportive.

Sipas Berishës, një ligj i tillë ishte klientelist, dhe se ai ndihej i turpëruar që e kishte miratuar fillimisht. Megjithatë disa muaj më pas, ligjit për sportin iu bënë disa ndryshime, ku iu hapej rruga pronave të ekipeve sportive, t’iu ktheheshin ish-pronarëve.  Në vend të Pangos në mbledhje ishte zv. ministri Ekrem Spahia, i cili jep mendimin e tij kur thotë se e shikon të paarsyeshëm faktin se i njëjti nen i ligjit ndryshohej dy herë brenda pak muajve.

"Projekt ligji bashkalidhur VKM ka parashikimin e ndryshimit të nenit 31 në këtë formë: "Objektet sportive privatizohen nga pronarët e truallit, kur ka të tillë, në të kundërt jepen me 196 koncension, në përputhje me ligjin nr. 9663 date 18.12.2006 "Për koncensionet dhe pjesmarrjen e sektorit pivat në shërbimet publike dhe infrastrikture" me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni."-thuhet në dosjen 'Partizani.

Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI

Poll

MOS HUMB