SHIJAK- Pak minuta më parë ka ndërruar jetë Denis Çumani, 45-vjeçari nga Shijaku i cili u plagos mbrëmjen e 27 janarit në shtëpinë e tij nga dy kushërinjtë Indrit dhe Dorian Ferra, pasi viktima kishte ngacmuar me mesazhe një vajzë që ishte në lidhje me Dorianin. Bëhet me dije se ai ka ndërruar jetë në spital ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë prej disa ditësh.
Çfarë ndodhi të martën e 27 janarit në Shijak?
Mbrëmjen e 27 janarit, në Shijak u regjistrua një plagosje me armë zjarri, ku mbeti i plagosur rëndë 45-vjeçari Denis Çumani. Ngjarja dyshohet se erdhi pas një konflikti për motive xhelozie.
Çumani kishte ngacmuar përmes mesazheve një vajzë, e cila ishte në një lidhje me Dorian Ferrën. Pasi ky i fundit mësoi se kush fshihej pas mesazheve, së bashku me kushëririn e tij Indrit Ferra, shkuan në banesën e 45-vjeçarit, ku fillimisht e dhunuan Çumanin dhe më pas e qëlluan me armë zjarri në derë të shtëpisë. I plagosuri u dërgua fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa sot ndërroi jetë në ambientet e Traumës./ZËRI
