Aktualitet

Ekzekutoi Dodë Mamlin në Kurbin, lihet në burg 53-vjeçari, autori: Jam penduar, ndodhi në çast!

Tota akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. 

k.m.
Ekzekutoi Dodë Mamlin në Kurbin, lihet në burg 53-vjeçari,
Foto ilustruese

LEZHË- Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e “arrestit me burg” për 45-vjeçarin Dashnor Tota, i arrestuar dy ditë më parë si autori i dyshuar i vrasjes së 67-vjeçarit Dodë Mamli. Tota akuzohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Në seancën e sotme, të zhvilluar në Gjykatën e Lezhës, 53-vjeçari ka thënë se është penduar që e vrau.

"E qëllova me armë zjarrin bashkëfshatarin pas një konflikti të çastit për çështje pronësie, por jam i penduar për atë çfarë ka ndodhur,"-tha autori. 

Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtari Elvis Sulejmani pranoi kërkesen e prokurores Denisa Perdja dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest në Burg", ndaj 53-vjeçarit Dashnor Tota.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak për këtë vrasje është bërë konflikti për tokën që Dodë Mamli po hapte në pyllin e fshatit Vilëz. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore viktima ka marrë plumba në kokë dhe gjoks, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete. Familjarët kanë dëshmuar se viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet që krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë. Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin dhe mjetin e viktimës dhe po i shqyrton për ndonjë provë shtesë.

Dodë Mamli ishte babai Enrik alias Elton dhe Tom Mamli, të cilët 9 vite më parë vranë kushëririn e tyre, Naim Tafën. Ngjarja ndodhi në shtator të vitit 2015, pasi vëllezërit Mamli kanë pasur një konflikt të armatosur me kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të Trenit. Nga konflikti i armatosur ka mbetur i vdekur Naim Tafa, i cili ishte gjithashtu i përfshirë në përplasje. Ndëtsa mbetën të plagosur aksidentalisht Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët u gjetën në zonën e stacionit të trenit./ZËRI

Poll

MOS HUMB