Aktualitet

Vrasje në Laç/ Po punonte në pyll, ekzekutohet me armë zjarri Dodë Mamli

Viktima është 67-vjeçari, i identifikuar deri më tani si Dodë Mamli, por nuk dihet nëse ka të lënduar të tjerë nga të shtënat.

k.m.
Vrasje në Laç/ Po punonte në pyll, ekzekutohet me armë
Foto ilustruese

KURBIN- Dodë Mamli është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa po punonte në pyll. Viktima ndërroi jetë pasi mori disa plumba, në gjoks dhe në kokë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhejë të Laçit. Viktima është 67-vjeçari, i identifikuar si Dodë Mamli.

Paraprakisht dyshohet se shkak për vrasjen është një konflikt që ka nisur për çështje pronësie, por ky version nuk është ende i konfirmuar nga Policia e Kurbinit. Për ekzekutimin e të moshuarit nuk përjashtohet as pista e gjakmarrjes.

Njoftimi i Policisë:

Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Shkaku pse nuk përjashtohet pista e gjakmarrjes ka lidhje me një ngjarje të ndodhur në 2015. Dy djemtë e 67-vjeçarit të vrarë, Enrik alias Elton dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 kushëririn e tyre, Naim Tafën. Në shtator 2015, vëllezërit Mamli kanë pasur një konflikt të armatosur me kushërinjtë Gazmir dhe Taulant Tafa, në qendër të Mamurrasit, pranë stacionit të Trenit. Nga konflikti i armatosur ka mbetur i vdekur Naim Tafa, i cili ishte gjithashtu i përfshirë në përplasje. Nga përplasja mbetën të plagosur aksidentalisht Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët u gjetën në zonën e stacionit të trenit./ZËRI

Poll

MOS HUMB