Aktualitet

Banorët e zonës së ish-Kënetës protestë para bashkisë së Durrësit: Kemi 5 vite, nuk ka përgjigje për strehim

Sipas banorëve bashkia iu thotë se ata janë me dokumente të rregullta, por ende nuk kanë një përgjigje.

I.F
Banorët e zonës së ish-Kënetës protestë para
Banorët e ish-kënetës në protestë

DURRËS- Kanë kaluar më shumë se pesë vite nga tërmeti tragjik dhe dhjetëra familje të zonës së ish-Kënetës së Durrësit ende janë në pritje të instuticioneve për strehim. Ata kanë protestuar sot para Bashkisë së Durrësit, ku shprehen se ndihen të braktisur dhe prej vitesh jetojnë me qera, por nuk e paguajnë dot. Sipas banorëve bashkia iu thotë se ata janë me dokumente të rregullta, por ende nuk kanë një përgjigje.

“Bashkia na thotë që jemi në rregull me dokumentet dhe na përcjell te FSHZH, te ASHK. Kanë kaluar pesë vite dhe ende nuk kemi një përgjigje. Banesat tona ishin në proces legalizimi dhe me një VKM na u tha se pas prishjes do të merrnim të njëjtën sipërfaqe banimi”, tha një nga banorët.

“Prej pesë vitesh jetoj me qira. Jemi 9 anëtarë, tre prej të cilëve të sëmurë. Kam gjashtë muaj që nuk e paguaj dot qiranë. Ku të shkoj me gjashtë fëmijë? Pronari po na nxjerr jashtë dhe nuk kemi asnjë përgjigje nga institucionet”, tha një tjetër.

Ata thanë se kanë mbetur të zhgënjyer dhe se iu ishte premtuar një apartament në lagjen e re në Spitallë, po ende nuk kanë marrë një zgjidhje dhe janë të pasigurt se çfarë do të ndodhë me ta./ZËRI

Poll

MOS HUMB