Aktualitet

Veliaj akuzon prokurorin Ols Dado se i tha "ndyrësirë", SPAK nxjerr procesverbalin: Nuk e ofendoi!

Në dokumentin e nxjerrë prej tyre, SPAK thekson se në procesverbal, në faqen 292, prokurori nuk e ka ofenduar.

k.m.
Veliaj akuzon prokurorin Ols Dado se i tha "ndyrësirë",
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar pjesën e pretenduar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili pretendon se gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme, prokurori Ols Dado e ka ofenduar duke i thënë "ndyrsirë". Në dokumentin e nxjerrë prej tyre, SPAK thekson se në procesverbal, në faqen 292, prokurori nuk e ka ofenduar. Madje kanë zbuluar edhe replikat mes tyre, të cilat nuk kanë lidhje me pretendimet Veliajt.  

“Në faqen 292, e numërtuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) dhe audio e kësaj seance nuk përfshijnë fjalët e përmendura nga personi nën hetim, E.V., të publikuara sot në media. Kjo më sipër është faqja 292 e procesverbalit të skanuar, e firmosur nga sekretarja e GJKKO-së,”- njoftoi SPAK.

Sipas SPAK, debati mes prokurorit Ols Dado dhe Erion Veliajt ka qenë i tillë:

Veliaj akuzon prokurorin Ols Dado se i tha "ndyrësirë",

Prokurori Ols Dado: S’ke turp që thua banesën e prokurorit, ça është kjo, kërcënim është ky që tregon banesën e prokurorit?

Erion Veliaj: Nuk po bëj asnjë kërcënim, unë besoj që është konflikt interesi, prokurori mendon që kjo është sjellje normale, unë mendoj që s’është normale.

Pas përgënjeshtrimit të bërë nga SPAK dhe GJKKO, nuk ka një reagim tjetër nga ana e kryebashkiakut Veliaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB