Ekonomi

Eksperti: Çmimet e pronave do bien me 30%, BSH po shpëton Bankat nga flluska ndërtimit!

F.I
Eksperti: Çmimet e pronave do bien me 30%, BSH po shpëton Bankat nga
Klodian Muço

TIRANË- Klodian Muço, ekspert i ekonomisë, ka ngritur shqetësime lidhur me zhvillimet demografike dhe ndikimin e tyre në sektorin e ndërtimit dhe atë bankar në vend. Muço për Syri. Tv theksoi se Shqipëria po përballet me një tkurrje të vazhdueshme të popullsisë, ndërkohë që në mënyrë paradoksale, në Tiranë vazhdojnë të jepen leje ndërtimi në përmasa rekord.

Eksperti: Shqipëria është një vend jo shumë atraktiv për të rinjtë. Në të tilla kushte, kalojmë tani tek sektori i ndërtimit. Çfarë është vënë re? Nga njëra anë shikojmë që popullsia ka trend rënës. Në Tiranë popullsia po bie, nga ana tjetër lejet e ndërtimit po rriten në nivele të frikshme. Vitin e kaluar, në Tiranë u dhanë mbi 8 milionë metra katror leje ndërtimi, që nënkupton se ndërtohen rreth 10 mijë apartamente në vit. 10 mijë apartamente, po të kemi parasysh një koefiçen që familjet në Shqipëri janë nga dy persona mesatarisht, i bie që duhen për 22 mijë persona në vit. Praktikisht ne bëjmë një ofertë në sektorin e ndërtimit, vetëm në Tiranë, ndërkohë që popullsia po bie. Kështu Banka e Shqipërisë, fillon merr masa, mbron sektorin bankar me qëllim që të shpëtojnë dhënien e kredive sa i përket sektorit imobiljar. Ky sektor po vuan nga një spekulim i lartë dhe herët a vonë do kemi një flluskë imobiljare. Kjo flluskë që do prekë qytetarët e ndershëm është evidente, po që urojmë thotë Banka e Shqipërisë që të mos prekin sektorin financiar se kjo do na shkaktonte probleme serioze për ekonominë në tërresi.

 

Poll

MOS HUMB