VLORË-ZËRI ka mësuar se biznesmeni Vasil Bedinaj është në konflikt për një tokë me biznesmenin Luan Muça të 'Delta Group'. Burime për ZËRI bëjnë me dije se bëhet fjalë për një ndërtim që 'Delta Group' do të bëjë në Palasë, por që të vijojë proces Luan Muçës i duhet toka e Vasil Bedinajt sepse nuk ka dalje në rrugë. Konflikti mes tyre çoi në përplasjen me armë të ndodhur mesditën e sotme në ambjentet e hotelit të Bedinajt. Në konflikt u përfshinë 15 persona, me anëtarë nga grupi i Bedinajt dhe Muçës.
Por çfarë ndodhi konkretisht nga përplasja në hotel Regina tek të shtënat gjatë ndjekjes së palëve
ZËRI raportoi se mesditën e sotme se dhjetra persona të armatosur kërcënuan Vasil Bedinajn. Konkretisht punonjës të 'Swat security' shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.
Përplasja nuk u mbyll aty, por gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, burime për ZËRI bënë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë.
Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit.
Teksa hetimet dhe kontrollet vijojnë, priten detaje rreth konfliktit për tokën që ka përplasur dy biznesmenët Vasil Bedinaj dhe Bujar Muçën. Ky i fundit pronar i 'Delta Group', njëherësh ish-deputeti i PDIU në vitin 2025 u raportua në media edhe si një prej personave të shoqëruar gjatë një operacioni policor në Elbasan.
Kush është Luan Muça
Bujar Muça është sipërmarrës nga Elbasani dhe themelues i kompanisë “Delta Group”, një prej emrave të njohur në sektorin e ndërtimit dhe tregtisë. Bujar Muça ka kandiduar për deputet në vitin 2017 nën logon e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet (PDIU) e drejtuar nga Shpëtim Idrizi. Në atë kohë, Muça e fitoi mandatin për të dhënë dorëheqjen pas disa muajsh duke e arsyetuar vendimin, për arsye personale.