Aktualitet

E goditi të paktën 40 herë me thika/ Çfarë tregoi ekspertiza mjeko-ligjore në vrasjen e shqiptares nga i shoqi

Ekspertët kanë bërë me dije se goditjet ndaj saj kanë qenë aq të forta saqë njëra nga thikat është përkulur.

k.m.
E goditi të paktën 40 herë me thika/ Çfarë tregoi
Çifti shqiptar

GREQI- E goditi të paktën 40 herë me katër thika, ky ishte përfundimi në të cilin doli ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare nga i shoqi në Selanik. Sipas mediave greke, gruaja ka marrë më shumë se 40 plangë në pjesë të ndryshme të trupit; në qafë, bark, krahë dhe fytyrë, duke bërë që ajo të ndërronte jetë nga humbja e gjakut. Ekspertët kanë bërë me dije se goditjet ndaj saj kanë qenë aq të forta saqë njëra nga thikat është përkulur.

Sipas informacioneve, varrimi i gruas do të bëhet në ditët në vijim, ndoshta nesër, në Shqipëri, ndërsa ceremonia për të shoqëin, 53-vjeçar do të zhvillohet po në Shqipëri, por pak ditë më vonë. Ai i dha fund jetës pasi u hodh nga kati i dytë i banesës pasi kreu krimin. Ndërkohë dy vajzat e çiftit, emrat e të cilëve nuk janë zbuluar, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën papritur prindërit, mbeten në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.

E goditi të paktën 40 herë me thika/ Çfarë tregoi

E goditi të paktën 40 herë me thika/ Çfarë tregoi

E goditi të paktën 40 herë me thika/ Çfarë tregoi

Ndaj edhe nuk dihet përse ka ndodhur krimi! Nga fotot e postuara nga autori dhe e shoqja në rrjetet sociale duken një familje normale, madje tregonin me dashuri momentet familjare dhe udhëtimet që bënin edhe me miqtë e tyre. Duke folur për protothema.gr, një mikeshë dhe kolege e ngushtë e gruas fatkeqe tha se nuk mund ta besojë atë që ndodhi.

"Ajo ishte një njeri i jashtëzakonshëm, ishte e qetë dhe kujdesej vetëm për fëmijët e saj. Ajo më thoshte se kishte probleme me burrin e saj, por nuk më dha asnjë detaj. Ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe përballonte gjithçka pa u ankuar, pavarësisht vështirësive që po kalonte,”-tregoi ajo.

Shoqja e viktimës theksoi gjithashtu se ato pak herë që ajo e kishte parë autorin, edhe para se të vetëvritej, ai ishte sjellë mirë përballë saj dhe pse nuk fliste shumë.

“Nuk mund ta dija se çfarë fshihte shpirti i tij,”-shtoi ajo.

Në momentin e vrasjes, dy vajzat nuk ishin në banesë, ndërsa çifti ishin në ballkon ku edhe ka ndodhur vrasja. 55-vjeçari u hodh nga kati i dytë, por ndërroi jetë rrugës teksa shkonte në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB