Aktualitet

E rëndë! Shqiptari vret gruan me thikë në Selanik më pas veten, hidhet nga ballkoni

Raportohet se autori ka goditur vazhdimisht me thikë në bark 44-vjeçaren

F.I
E rëndë! Shqiptari vret gruan me thikë në Selanik më
PAMJE NGA VENDNGJARJA

GREQI-Një krim në familje ka ndodhur në vendin fqinj, ku një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas është hedhur nga ballkoni i banesës. Raportohet se autori ka goditur vazhdimisht me thikë në bark 44-vjeçaren, e cila ka humbur jetën. Më pas është hedhur nga kati i dytë i banesës. 

Mediat greke raportojnë se 53-vjeçari u shtruar me plagë të rënda në spitalin Papanikolaou, por si pasojë e lëndimeve në kokë ka ndërruar jetë. Çifti mësohet se kishte dy vajza, 16 dhe 21-vjeçare./ZËRI

Poll

MOS HUMB