Aktualitet

Nga ‘Big Brother Albania’ kërkojnë sërish vota! Kush janë "VIP-at", kandidatë për deputet në zgjedhje

Aktorë, tenorë por edhe ish-banorë të "Big Brother Albania" janë zgjedhur për t'u futur në listat e hapura për disa nga partitë e vendit

k.m.
Nga ‘Big Brother Albania’ kërkojnë sërish vota! Kush
Fotini Derxho, Armaldo Kllogjeri dhe Julia Ilirjani

TIRANË- Listat e kandidatëve për deputetë kanë edhe "VIP-a"! Aktorë, tenorë por edhe ish-banorë të "Big Brother Albania" janë zgjedhur për t'u futur në listat e hapura për disa nga partitë e vendit. Dy prej tyre janë pjesë e listave të hapura të Elbasanit dhe Tiranës për Partinë Demokratike. Në Tiranë garon aktorja dhe ish-banorja e "BBA", Julia Ilirjani.

Pas kthimit nga Amerika në Shqipëri, duket se Ilirjani ka zgjedhur që të provojë veten edhe në politikë. Edhe pse mbështetëse e të drejtave të komunitetit "LGBTIQA+", sërish ka arritur që të përzgjidhet në listën e demokratëve.

Po ashtu, edhe tenori Armaldo Kllogjeri, ose siç e njohin ndryshe, "Maestro i Big Brother", ka vendosur të ngjitet në skenën politike shqiptare dhe të provojë veten. 

Ndërkohë që edhe Fotini Derxho, do të garojë e para në listën e Gjirokastrës./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB