
Pamje nga vendngjarja
MAROVË- Mali i Marovës në Devoll është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Për shkak të përhapjes së zjarrit janë djegur lajthi, shkurre dhe bimësi e shkurtër. Era e fortë ka favorizuar flakët duke ia vështirësuar ndërhyrjen forcave të zjarrfikësve.
Në terren janë duke punuar 7 punonjës të shërbimit zjarrfikës, ndërsa po japin ndihmën e tyre edhe banorët e zonës./ZËRI
Poll