Aktualitet

“Doni dhe rrogën ju..."/ Menaxherja braktisi punën, eksperti: Trajtimi joetik i stafit, mungon menaxhimi

Meka deklaron se trajtimi i stafit dhe burimeve njerëzore në Shqipëri mbetet ende në nivele amatore, joetike dhe aspak profesionale.

F.I
“Doni dhe rrogën ju..."/ Menaxherja braktisi punën,
Tirana International Hotel

TIRANË- Eksperti i tregjeve financiare Elvin Meka ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Tirana International Hotel, ku një menaxhere u largua nga puna, duke fshirë dhe shumicën e numrave të telefonit dhe komunikimeve në Whatsapp e Email. Meka me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se rasti nxjerr në pah disa probleme në bizneset shqiptare.

Duke i renditur ato eksperti shkruan se duke marrë shkas biznesin Tirana International Hotel, në Shqipëri vijon ende të bëhet një rezervim me metoda tradicionale dhe pa përdorur sistem të menaxhimit. Sipas tij kjo bën që shumë biznese të mos paguajnë për tu siguruar ndaj rreziqeve të ndryshme, ku në rastin e Tirana International Hotel të dhënat nuk u ruajtën. Po ashtu, Meka deklaron se trajtimi i stafit dhe burimeve njerëzore në Shqipëri mbetet ende në nivele amatore, joetike dhe aspak profesionale. 

REAGIMI:

Nisur nga ngjarja aspak normale e ndodhur ne Tirana International Hotel, ku menaxherja e eventeve eshte larguar nga puma duke fshire gjithe databazen e rezervimeve te eventeve, dalin disa probleme madhore ne biznesin shqiptar:

1. Nje biznes i madh dhe me vizibilitet te larte si TIH vijon ende me metoda tradicionale rezervimi, pa perdorur sistem te menaxhimit te rezervimeve, si dhe pa pasur asnje backup te te dhenave respektive. Kjo tregon qe rreziku operacional ose nuk njihet ose neglizhohet ne menyre deliberative dhe aspak profesionale, duke kompromentuar rende imazhin dhe mbarevajtjen afatgjate te biznesit. Kjo kulture neglizhence dhe mosvleresuese ndaj rreziqeve dhe kostove te tyre duket dhe ne industrine e sigurimeve, ku mjaft biznese e quajne te tepert te paguajne per tu siguruar ndaj rreziqeve te ndryshme me te cilat ata perballen, pasi u duket shpenzim i kote.

2. Trajtimi i stafit dhe burimeve njerezore ne Shqiperi mbetet ende ne nivele amatore, joetike dhe aspak profesionale, ku stafi trajtohet ne rastin me te mire si kafshe apo makineri pune dhe ne rastin me te keq si skllav dhe bujkrob. Nese ka fushe qe Shqiperia vijon te jete ne epoken e kryengritjes se Spartakut, kjo eshte fusha e Menaxhimit te burimeve njerezore. Me perjashtime shume te pakta, ne sipermarrjen shqiptare nuk ka asnje pikeprerje me menaxhimin normal te burimeve njerezore.

Ky menaxhim mbetet problematik edhe ne bote, pasi pjesa me e veshtire e cdo pune eshte marredhenia me njerezit, por ne Shqiperi jemi jo vetem mbrapa por dhe shume anash!!! Nje nga arsyet madhore te largimit masiv te shqiprareve nga vendi eshte dhe trajtimi brutal i kapitalit njerezor, qe shihet masivisht si kosto, nderkohe qe prodhon miliarda euro per sipermarrjen dhe qeverine! Ne fund te dites, ajo qe marrin shumica e burimeve njerezore ne Shqiperi eshte nje fjali epike dhe ikonike nga bossi dhe pronari shqiptar: “U bot ju mer me kerku rrogen”, apo “Doni dhe rrogen ju cdo muaj”, ose me kriminalja: “Ju mbaj me buke mor qener”!!! Welcome to the Jungle (Albania)!

Rasti u raportua më 25 qershor, ku menaxherja e Tirana International Hotel, teksa është larguar nga puna dhe sipas vetë administratorëve të hotelit në fjalë, ka fshirë dhe shumicën e numrave të telefonit dhe komunikimeve në Whatsapp e Email duke sjellë një kaos me klientët. Hoteli denoncoi rastin duke u bërë thirrje klientëve se nëse kanë rezervuar të informojnë paraprakisht në numrin e hotelit./ZËRI

Poll

MOS HUMB