Aktualitet

Djali iu kap me doza ekstazie, reagon drejtori i portalit: Ishte i shoqëruar me shokët, nuk ka shitur lëndë narkotike

Më tej, ai sqaron publikun se zyra e reklamuar nuk është përdorur prej muajsh nga media që drejton.

I.F
Djali iu kap me doza ekstazie, reagon drejtori i portalit: Ishte i
Momenti i arrestimit

TIRANË- Drejtori i portalit “Publik.al”, Naim Noka ka reaguar pas arrestimit të djalit të tij Ergis, i cili u kap me doza ekstazie. Noka, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se djali i tij nuk ka shitur ose përdorur lëndë narkotike, por ishte në shoqërinë e shokëve të tij në momentin e arrestimit. Më tej, ai sqaron publikun se zyra e reklamuar nuk është përdorur prej muajsh nga media që drejton.

“Sqarim per lexuesit, kolegët dhe te gjithë dashamirësit dhe jo vetëm!

Po e bëj këtë sqarim duke e botuar lajmin siç e kanë botuar te gjitha mediat edhe për djalin tim adoleshent E. N. Ju siguroj sipas infove që kam se djali im ishte i shoqëruar me shokët por nuk ka shitur apo perdour lende apo paisje dhe këtë do të vërtetojnë organet e drejtësisë.

Dyqani apo zyra e reklamuar nuk ështe prej muajsh në përdorim të medias që unë drejtoj. Ju garantoj se paçka se bën lajm më shumë pse është ndaluar djali i nje drejtuesi medie nuk ndryshon asgjé në profesionin tim dhe në median që unë drejtoj. 

Ju uroj më të mirat!”, shkruan Noka.

Gjatë një operacioni të Policisë u arrestuan 4 persona, të cilët u kapën me 300 tableta ekstazie. Në pranga ranë Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra. Gjatë kontrolleve që ka kryer policia tek dyqani i Ergis Nokës u sekuestruan, 300 tableta narkotike e llojit ekstazi (MDMA). Gjithashtu u sekuestruan disa pajisje elektrike, të cilat përdoreshin për kultivimin e lëndës narkotike kanabis. /ZËRI

Poll

MOS HUMB