TIRANË-Qytetarët janë mbledhur sërish në Tiranë, në protestën e katërt radhazi kundër ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit. Ndërkohë, Policia ka vendosur gardh metalik te Ura e Lanës, aty ku protestuesit kaluan për marshimin nga kryqëzimi i Hotel Dajtit për tek Piramida dhe Kryeministria, për ndeshjen me Izraelin.
Gardhi u bë shkak i përplasjes me efektivët, ku protestuesit u shkuan përballë në kuadër të marshimit. Edhe pse pati tensione e përplasje dhe u hodh ujë për të shpërndarë turmën, protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë.
“O sa turp me qenë polic”, “Hapeni rrugën” – ishin disa nga thirrjet e protestuesve.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Protestë me të njëjtën kauzë, po mbahet paralelisht edhe në qytetin e Vlorës, ekzaktësisht në Sheshin Flamur dhe në Durrës.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Qytetarët kërkojnë ndalimin dhe anulimin e projektit në zonën e Zvërnecit, të cilin e konsiderojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në një hapësirë të mbrojtur natyrore. Sipas tyre, projekti përfaqëson favorizim të interesave private në kurriz të pronës publike, ndërsa akuzojnë institucionet për mënyrën se si po menaxhohet toka shtetërore.
Në protestë e mbajtur një ditë më parë, protestuesit paraqitën 5 kërkesa për qeverinë:
Dorëheqjen e të gjithë qeverisë;
Shfuqizimin e statusit që lidhet me investimet strategjike;
Shfuqizimin e “Paketës së Maleve”;
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.