Aktualitet

TRAGJIKE në Shëngjin! 5 të rinj u morën nga dallgët, mbyten 2 prej tyre

F.I
TRAGJIKE në Shëngjin! 5 të rinj u morën nga dallgët,
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË-Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku 5 shokë shqiptarë të Kosovës, të cilët kishin hyrë në det janë përballur me dallgët e forta. Dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Lezhës. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.

Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore.

Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB