PËRMET-Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi dyshohet se kanë rënë aksidentalisht në kontakt me një lëndë plasëse. Ngjarja është regjistruar në fshatin Grabovë të Përmetit, ku dy persona dyshohet se kanë prekur aksidentalisht objektin shpëthyes teksa po punonin për riparimin e një banese.
Bomba dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore, ndërsa shtëpia ku po punohej i përket Koço Zybës, 68 vjeç. Sipas burimeve, dy të plagosurit, Mustafa Koçi dhe Ervis Bregu po riparonin një banesë të vjetër në Grabovë, e Përmetit, kur ka shpërthyer bomba. Si pasojë e shpërthimit, njëri prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë, i cili është nisur me helikopter drejt Tiranës.
Policia vendore njoftoi se ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet./ZËRI