Aktualitet

Dosja Veliaj! SPAK jep pretencën: Burg për Elman Abulen dhe Fatmir Bektashin, gjobë 'Kontakt' dhe ish-deputetes Bushka

Konkretisht SPAK ka kërkuar 28 vite burg në total për 7 të pandehur të dosjes së ‘Veliaj’, të cilët po gjykohen në një proces të ndarë dhe me gjykim të shkurtuar.

F.I

Dosja Veliaj! SPAK jep pretencën: Burg për Elman Abulen dhe Fatmir

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për të pandehurit e një fraksioni të ndarë të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Konkretisht SPAK ka kërkuar 28 vite burg në total për 7 të pandehur të dosjes së ‘Veliaj’, të cilët po gjykohen në një proces të ndarë dhe me gjykim të shkurtuar. Ndërkohë për ish-deputeten, Klotilda Bushka, Flutura Xhanin dhe për 3 shoqëri, SPAK kërkoi dënimin vetëm me gjobë.

Nga prtenca veçohet Adela Kondakçiu, ish-financierja e OJF-ve dhe studios ligjore “Partner Law” të Ajola Xoxes, e cila ka marrë statusin e bashkëpuntores së prokurorisë së Posaçme.

Sipas pretencës së SPAK për të bashkëpandehurit e Veliajt u kërkuan:

Fatmir Bektashi 1 vit burg/ 8 muaj burg, pezullim pune interes publik.

Kompania e tij “Kontakt shpk” me 583 mijë leke gjobë.

Ina Goxhaj me 7 vit burg, q ëkonvertohet në 4 vjet 8 muaj me jgykim të shkurtuar, me përfundim pezullim  dhe shërbim prove 5 vjet.

Për biznesmenin Elman Abule u kërkuan 7 vjet, 4 vjet e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.

Për Frosina Bollo 1 vit burg i konvertuar në 8 muaj.

OJF-ja “Frobolus” me gjobë 500 mijë lekë, konvertuar në 333 mijë lekë.

Adela Kondakçi me 7 vjet burg, kthyer në 4 vjet 8 muaj, përjashtim nga dënimi të të pandehurës.

Klotilda Bushka me 600 mijë lekë gjobë, konvertuar në 400 mijë lekë.

Flutura Xhani me 60 mijë lekë gjobë, konvertuar në 40 mijë lekë.

Dhe Fatjon Baçi 5 vjet burg, konvertuar me gjykim të shkurtuar në 3 vjet 4 muaj, më tej pezullim dhe kalimi në shërbim prove.

Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Poll

MOS HUMB