TIRANË-Teksa në Tiranë pritet të zhvillohet sot protesta e katërt kundër ndërtimeve në Zvërnec, në rrjet zbardhur agjendën e tubimeve që do mbahen në Diasporë, duke nisur nga vendet e Europës deri në Amerikën e Veriut. Kryesisht protetstat do të mbahen në Itali, Berlin, Suedi, SHBA e deri në Madrid. Më poshtë gjeni listën e plotë me vendet, orën dhe datat përkatëse:

Sipas kalendarit të publikuar:
-Tiranë (3 Qershor): Tubimi nis në orën 18:00 te Sheshi Skënderbej, nga ku qytetarët do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
-Durrës (3 Qershor): Në orën 16:00, përballë Bashkisë dhe përballë Pallatit të Kulturës.
-Organizatorët njoftojnë se për datat 4 dhe 5 Qershor, orari dhe vendi për Tiranën do të konfirmohen dhe do të publikohen një ditë përpara.
Protestat më 5 Qershor (Në Shqipëri dhe Diasporë)
-Korçë: Ora 18:00, Tek Pedonalja.
-Berlin (Gjermani): Ora 18:30, mbledhja bëhet tek Ambasada Shqiptare (Friedrichstr. 231, 10969 Berlin).
-Mynih (Gjermani): Ora 18:30, tek Konsullata Shqiptare (Albert-Schëeitzer-Strasse 62, 81735 München).
-Stockholm (Suedi): Ora 18:00-20:00, pritet konfirmimi nga Policia, por mund të jetë përballë Parlamentit (Mynttorget).
E shtuna e 6 qershorit shënon një kulm tjetër të protestave, ku epiqendra zhvendoset pranë zonës së prekur:
-Vlorë: Ora 11:00, Hidrovor, Akërni.
-Milano (Itali): Ora 10:00-13:00, Vendi: Piazza Mercanti.
-Firenze (Itali): Ora 10:30, Vendi: Piazza della Signoria.
-Londër (Mbretëri e Bashkuar): Ora 11:00, Para Ambasadës Shqiptare.
-New York (SHBA): Ora 14:00, pranë Konsullatës Shqiptare (Albanian Consulate in Neë York, 320 E 79th St, Neë York, NY 10075).
-Toronto (Kanada): Ora 18:00, Vendi: Sankofa Square.
Kalendari i protestave shtrihet edhe në javën pasardhëse:
-Bruksel (Belgjikë) – 7 Qershor: Ora 11:00, përpara Parlamentit Europian.
-Bologna (Itali) – 7 Qershor: Ora 18:00, Vendi: Piazza Mercanti.
-Shkup (Maqedoni e Veriut) – 8 Qershor: Ora 16:30, Para Ambasadës së Shqipërisë (Rr. Slavej Planina 2).
-New York (SHBA) – 15 Qershor: Një tjetër tubim në orën 11:00, para Ambasadës Shqiptare (320 E 79th St, Neë York, NY 10075).