
Foto ilustruese
TIRANË- Një kabinë elektrike është djegur tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri në Tiranë. Sipas Policisë, dyshohet se kabina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale.
"Më datë 21.01.2025, rreth orës 19:40, tek parkingu nëntokesor në hyrje të Bulevardit të Ri, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike është djegur një kabinë elektrike. Paraprakisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit", njofton Policia. /ZËRI
Poll