Aktualitet

Dhuna ndaj shefit të Krimeve, Policia 'mbyll' Orange Club në Sarandë

Pas ngjarjes së dhunshme Policia ka ndaluar eventin e sotëm dhe muzikën në 'Orange Club'

F.I
Dhuna ndaj shefit të Krimeve, Policia 'mbyll' Orange Club në
Policia në Orange Club

SARANDË-Pas dhunës ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, i cili u përfshi në konfliktin e zhvilluar mes efektivëve të policisë dhe disa punonjësve security, së Orange Club. Pas ngjarjes së dhunshme Policia ka ndaluar eventin e mbrëmjes së djeshme 16 gusht në 'Orange Club' në Sarandë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Në ngjarjen e ndodhur në Orange Club mbeti i dhunuar shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisari Mateo Bakalli, ndërkohë që u prangosën administratori i 'Orange', 35-vjeçari Marjo Katiraj, 38-vjeçari Elgent Ndoj, por edhe Faik Hoxha 35-vjeç, ⁠Indrit Cullhaj 34-vjeç, Ardit Kasemi 31-vjeç, ushtarak në Zall-Herr dhe roje sigurie në lokal, si dhe taksisti 29-vjeçar Besnik Sullollari. Ndërsa 28-vjeçari Pjetër Doçi që punonte si roje sigurie u shpall në kërkim.

Çfarë ndodhi në 'Orange Club'

Punonjësit e sigurisë së lokalit dhe disa efektivë policie u përfshinë në një përplasje fizike, pasi disa badigardë dyshohet se po dhunonin një person jashtë ambienteve të klubit. Në momentin e përplasjes, pranë vendit të ngjarjes ndodhej edhe shefi i Krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, i cili ka ndërhyrë për të ndarë palët. 

Por, situata është përshkallëzuar pasi dyshohet se gjatë ndërhyrjes, punonjësit e sigurisë kanë goditur efektivët. Gjithashtu, është goditur edhe Shefi i Krimeve, për të cilin u raportua më herët se ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë, ndërsa është paraqitur në spital në mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera. Për t'u ardhur në ndihmë efektivëve kanë ndërhyrë edhe forcat "Shqiponja".

Rrethanat e konfliktit dhe motivet që çuan në përshkallëzimin e tij mbeten ende të paqarta./ZËRI

Poll

MOS HUMB