Aktualitet

DETAJE/ Atentati me 4 të plagosur në Lundër, zbulohet numri i shasisë së motorit të autorëve

Policia i është drejtuar kompanisë “Yamaha” për te marrë të dhënat dhe gjurmuar shitjen e motorit për të rënë në gjurmët e autorëve.

F.I
DETAJE/ Atentati me 4 të plagosur në Lundër, zbulohet numri i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Detaje të reja vijojnë të dalin nga hetimet për atentatin në Lundër të Tiranë, ku u plagosën 4 të rinj që udhëtonin me një automjet “G Class”, ngjarje e ndodhur më 17 prill. Teksa ende nuk ka asnjë të dyshuar apo të arrestuar në lidhje me ngjarje, raportohet se në mbetjet e motorit të djegur pas krimit në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, janë siguruar të dhëna dhe numri i shasisë. 

Policia i është drejtuar kompanisë “Yamaha” për te marrë të dhënat dhe gjurmuar shitjen e motorit për të rënë në gjurmët e autorëve. Autoritetet shpresojnë gjurminin në kartotekat e shit-blerjeve të motorëve në vend për të zbuluar se kush e ka përdorur dhe se kush e ka shitur. 

Ndërkohë po vijojn kryerja e verifikimit të profileve të mbetjeve të ADN-ve që janë gjetur në disa mbetje tek vendi ku kanë qëndruar autorët. Në vendin ku ishin fshehur autorët janë gjetur disa sende si: çanta, doreza dhe pinca, që janë përdorur për të prerë telin e rrethimit ku po qëndronin bashkë me motorin.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 17 prillit. Autorët dyshohet se kanë ndjekur mjetin tip 'G Class', ku po udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Kian Mullaj, 19 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç dhe Dior Demiraj, 11 vjeç. Të katërt po ktheheshin nga festa e ditëlindjes së 11-vjeçarit që e festuan në Pjezë të Durrësit.

Autorët dyshohet se kanë kaluar përmes Vishnjes, Picallës, Saukut, Mjullës, Liqenit të Farkës dhe rrugës së agallarëve. Nga aty kanë dalë në vendin ku dhe i kanë bërë pritë automjetit. Pas plagosjes së 4-fishtë dy atentatorët e armatosur me dy kallashnikovë dhe me motorin e përdorur për atentatin udhëtuan deri në fshatin Fikas, Elbasan ku braktisën motomjetin e më pas janë zhdukur./ZËRI

Poll

MOS HUMB