Aktualitet

Dështon seanca për Jorgo Goron, GJKKO gjobit një nga avokatët

Gjykata shtyu seancën në datën 12 mars

F.I
Dështon seanca për Jorgo Goron, GJKKO gjobit një nga
Jorgo Goro

TIRANË-Seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goron dhe të pandehurit e tjerë, në lidhje me çështjen e tjetërsimit të një sipërfaqe toke në fshatin Gjilekë është shtyrë. Toka në fjalë i ishte falur Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës, për të ndërtuar resort si investitor strategjik. Gjykata shtyu seancën në datën 12 mars ora 11.00 dhe pezulloi afatet e paraburgimit për Jorgo Goron si dhe afatin e masës “arrest në shtëpi” për Vezir Gjikokën.

GJKKO dënoi me gjobë mbrojtësit ligjorë të Vezir Gjikoka me shumën 10 mijë lekë, për shkakun se kur gjykata ka caktuar datën e sotme gjyqësore mbrojtësi ka shprehur dakordësinë e tij dhe nuk ka referuar që të ketë seanca gjyqësore të tjera dhe ta bentë të pamundur paraqitjen e tij në këtë seancë.

Ndërkohë Gjyqtari Ardit Mustafaj caktoi avokat kryesisht për Jerasimo Bashin, duke qenë se mbrojtësi i tij nuk u paraqit. Me vendim u caktua avokati Artan Simoni, anëtar i dhomës së Avokatisë Tiranë. Për Vezir Gjikokajn u caktua avokate kryesisht Pranvera Doçi, anëtare e dhomës së avokatisë Tiranë.

Referuar dosjes së SPAK, i pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë shpërdoruar detyrën dy herë, lidhur me tjetërsimin e pronave, sikundër ka fshehur pasuritë e tij. Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë, që gjendet në fshatin Gjileke në Dhërmi. Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall.

Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht, Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB