Aktualitet

"Busulla ime, ligji"! Shkëlqim Hajdari zyrtarisht prefekt i Tiranës: Mund të jetë detyra ime e fundit...(VIDEO)

Në fjalën e tij të parë në këtë post, Hajdari është shprehur se do të jetë 'prefekti i të gjithëve', i çdo qytetari të Tiranës dhe pa dallime.

zh.ll
"Busulla ime, ligji"! Shkëlqim Hajdari zyrtarisht prefekt i
Shkëlqim Hajdari

TIRANË- Shkëlqim Hajdari ka marrë zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës. Hajdari u emërua në këtë post më datë 6 shkurt, duke pasuar Afrim Qendron, ndërsa këtë të hënë ka marrë zyrtarisht detyrën. Vendimi i qeverisë përforcon ndryshimet në strukturat e administratës shtetërore dhe vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në nivelin e prefekturave.

Në fjalën e tij të parë në këtë post, Hajdari është shprehur se do të jetë 'prefekti i të gjithëve', i çdo qytetari të Tiranës dhe pa dallime. Hajdari ka theksuar se udhërrëfyesi në punën e tij do të jetë ligji, teksa shton se kjo detyrë, mund të jetë edhe e fundit pas 35 viteve shërbim në administratën shtetërore.

“Kjo frymë e ka bërë Tiranën një frymë të hapur për të gjithë ata që erdhën për të ndërtuar jetën këtu, duke e kthyer sot në një metropol. Sot dua të them të hapur, do të jem prefekt i të gjithëve, të çdo kujt që jeton në metropol pa dallime. Kjo sepse Tirana është e fortë vetëm kur banorët janë të bashkuar. Busulla ime do të jetë vetëm ligji. Kam mbi 35 vite që shërbej në shtetin shqiptar, por ky pozicion do të jetë më i dashuri ndoshta edhe i fundit. Pikërisht për këtë arsye dua të ushtroj me dinjitet e të lë gjurmë për mirë”, u shpreh Hajdari.

Kujtojmë se një muaj më parë, Hajdari ka dhënë dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm i Inspektoriateve në Shqipëri. Ai u pasua në këtë detyrë nga ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula. Më 15 janar të këtij viti, Shkëlqim Hajdari njoftoi dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm, post të cilin e mbante që prej vitit 2016. 

Hajdari ka një karrierë të gjatë 20-vjeçarë, në drejtësi dhe administratë publike, ndërsa tashmë do të udhëheqë administratën e kryeqytetit. 

Detyrat kryesore në karrierën në Drejtësi:

2002- 2008 Prokuror në Tiranë

2005- 2012 Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve

2008- 2015 Prokuror dhe Drejtues i Prokurorisë së Apelit Tiranë

2012- 2016 Kryetar i Shoqatës Kombëtare të Prokurorëve

2015- 2016 Prokuror sektori në Shkodër

2016- 2026 Inspektor i Përgjithshëm/ZËRI

Poll

MOS HUMB