Aktualitet

Blutë e Tiranës në aksion: Brenda 24 orëve, 7 të arrestuar për lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje (VIDEO)

Gjatë operacioneve u sekuestruan 2 armë zjarri, 6 celularë dhe 900 mijë lekë të përfituara nga lojërat e fatit.

zh.ll
Blutë e Tiranës në aksion: Brenda 24 orëve, 7 të
pamje nga policia

TIRANË- Policia e Tiranës ka finalizuar gjatë 24 orëve të fundit dy operacione kundër veprimtarive kriminale, duke arrestuar në flagrancë 7 persona të dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të operacionit "Fair Play" u arrestuan 6 persona që dyshohen se organizonin lojëra fati në Vorë. Ndërsa një tjetër person u arrestua në operacionin "Next", për armëmbajtje pa leje.

Gjatë operacioneve u sekuestruan 2 armë zjarri, 6 celularë dhe 900 mijë lekë të përfituara nga lojërat e fatit.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohen gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, 6 celularë dhe 900 000 lekë të përfituara nga lojërat e fatit.

Si rezultat i punës intensive hetimore dhe kontrolleve në subjekte të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, strukturat e DVP Tiranë finalizuan gjatë 24 orëve të fundit, 2 operacione, gjatë të cilëve u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga 7 shtetas.

-në kuadër të operacionit “Fair Play” Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike arrestuan shtetasit L. B., 61 vjeç, B. Ç., 66 vjeç, A. K., 22 vjeç, F. I., 60 vjeç, I. L., 38 vjeç dhe A. D., 50 vjeç, pasi në lokalin e shtetasit L. B., në Vorë, u kapën 5 shtetasit e tjerë, duke organizuar lojëra fati, me celularë. Gjatë kontrollit në lokal u gjetën 6 celularë që përdoreshin për lojëra fati dhe 900 000 lekë të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari.

-në kuadër të operacionit “Next” Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. M., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën 2 armë zjarri automatike me municion, të cilat dyshohet se ai i posedonte me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB