Aktualitet

Bllokohen 5 mijë palë atlete në Durrës e Kakavijë, 'Christian Dior' e 'New Balance' "ngecin" në doganë (FOTO)

Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit në bashkëpunim me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete.

zh.ll
Bllokohen 5 mijë palë atlete në Durrës e Kakavijë,
atletet e bllokuara

DURRËS- Një tjetër rast i tentativës për të futur mallra kontrabandë është goditur është goditur së fundmi në Durrës e Kakavijë. Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit në bashkëpunim me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, atletat u përkisnin markave "Christian Dior" dhe "Neë Balance". Bllokimi i tyre u krye në dyshimin për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, në bashkëpunim dhe koordinim intensiv me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë bllokuar 5340 palë atlete, që cënojnë pronësinë intelektuale për markat.

Mallrat u përkasin markave "Christian Dior" dhe "Neë Balance" dhe bllokimi u krye në dyshimin për cënim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Bllokimi i mallrave u realizua në kuadër të angazhimit të Drejtorisë Përgjithshme e Doganës për garantimin e barazisë në tregëtinë e lirë dhe zbatimin e ligjit.

Strukturat doganore po vijojnë verifikimet e mëtejshme për rastet.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.

Bllokohen 5 mijë palë atlete në Durrës e Kakavijë,Bllokohen 5 mijë palë atlete në Durrës e Kakavijë,

Bllokohen 5 mijë palë atlete në Durrës e Kakavijë,
mallrat e bllokuar

 

Poll

MOS HUMB