Aktualitet

“Benzina mori flakë menjëherë”/ I plagosuri rrëfen shpërthimin në Porto Palermo: Isha pranë gomones

Një prej të plagosurve, Xhemal Ismaili, i cili ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ka rrëfyer momentet e para të shpërthimit teksa po transportohej me autoambulancë drejt Tiranës.

M.K.
“Benzina mori flakë menjëherë”/ I plagosuri
foto

HIMARË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në Porto Palermo, ku katër persona mbetën të plagosur pas përfshirjes nga flakët të një gomoneje gjatë punimeve për riparimin e motorit. Një prej të plagosurve, Xhemal Ismaili, i cili ka pësuar djegie në rreth 50% të trupit, ka rrëfyer momentet e para të shpërthimit teksa po transportohej me autoambulancë drejt Tiranës.

Ismaili ka treguar se në momentin e incidentit ndodhej pranë gomones, së bashku me të tjerët. Sipas tij, gjatë punimeve kishte rrjedhur benzinë nga motori dhe karburanti mori flakë papritur.

Benzina kishte rrjedhur nga motori gjatë punimeve, mori flakë menjëherë”, mësohet të ketë deklaruar i Xhemali.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar shpërthimin dhe duke lënë të plagosur personat që ndodheshin pranë mjetit lundrues. Ismaili pësoi djegie të rënda dhe u nis drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e shpërthimit në Porto Palermo./ZËRI

Poll

MOS HUMB