Aktualitet

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 persona të plagosur (EMRAT)

Dy personat e tjerë raportohet se kanë pësuar dëmtime më të lehta dhe ndodhen në gjendje më të stabilizuar.

M.K.
Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 persona të plagosur
FOTO ILUSTRUESE

VLORË-  Këtë të hënë një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Porto Palermo, ku ka ndodhur një shpërthim në motorin e një skafi. Nga incidenti, katër persona kanë pësuar djegie në trup, dhe për shkak të gjendjes së tyre janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës, ku do të marrin trajtim më të specializuar. Dy personat e tjerë raportohet se kanë pësuar dëmtime më të lehta dhe ndodhen në gjendje më të stabilizuar.

Dyshohet paraprakisht se gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo,  shtetasit Xhemal Ismailaj 40 vjeç, Ardinant Qaziu 38 vjeç, Mateo Merdana 25 vjeç, Aleks Doda 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse  benzinë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ambulancat, ndërsa vijojnë verifikimet për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit.

Njoftime:

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB