Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është ekzekutuar në Durrës, s'kam fuqi për hakmarrje

Në ambjentet e GJKKO, Mustafa Martinaj është shprehur se djali i tij është vrarë në Durrës, teksa thekson se ka folur Byrosë Kombëtare të Hetimit 2 muaj pas ngjarjes. 

F.I
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është ekzekutuar
Mustafa dhe Ervis Martinaj

TIRANË-Mustafa Martinaj, i ati i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022 është paraqitur në GJKKO. Mustafa Martinaj ishte prezent për seancën e pasurive të djalit tij Ervis Martinaj të njohur si “bosi i lojërave të fatit”, por seanca nuk u zhvillua për mungesat në sallë të prokurorëve të çështjes.

Në ambjentet e GJKKO, Mustafa Martinaj është shprehur se djali i tij është vrarë në Durrës, teksa thekson se ka folur para Byrosë Kombëtare të Hetimit 2 muaj pas ngjarjes. Ai u shpreh se fatin e djalit të tij e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë.

Mustafa Martinaj: Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para shpjegimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë 2 muaj pas ngjarjes. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit. Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur se më ka thirrur gjykata, jam invalid, kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Po ashtu ai ka qenë i përfshirë edhe në dosjen Metamorfoza, arrestimet e të cilës u kryen pas zhdukjes së tij. Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. Sipas ligjit, një person mund të shpallet i zhdukur me vendim gjykate nëse mungon nga vendbanimi i tij dhe nuk ka pasur asnjë lajm për të për më shumë se dy vite./ZËRI

Poll

MOS HUMB