TIRANË- Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij për heqjen e sekuestros dhe lirimin e pronave. Sipas mbrojtësve ligjor, kërkesa ishte dërguar që dy vjet më parë, ndërsa ligji parashikon që shqyrtimi i saj të bëhet brenda një viti. Megjithatë, gjyqtari Erion Bani vendosi që kërkesa të rrëzohet, me argumentin se ajo nuk ka bazë ligjore dhe nuk mbështetet në prova.
Gjykata sqaroi se masa e sekuestros mund të shuhet vetëm nëse pas përfundimit të afatit të shtyrë, prokuroria nuk kërkon konfiskimin e pasurive. Duke qenë se prokuroria ka depozituar kërkesën për konfiskim brenda afatit ligjor, kërkesa për heqjen e sekuestros u rrëzua.
"Kërkesa për shuarjen e masës se sigurisë është e pabazuar në ligj e në prova, përderisa prokuroria ka kompetencë të hetojë për dy vjet nga sekuestroja, bazuar në ligj, ka disa kërkesa për zgjatjen e sekuestros dhe është vendosur zgjatja e afatit të sekuestros dy herë deri në dhjetor 2025. Masa shuhet nëse në momentin kur mbaron afati i shtyrë i masës, nuk është kërkuar nga prokuroria konfiskimi.", mësohet të ketë thënë gjytari Bani.
Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin e 23 pasurive të Ervis Martinaj dhe personave të lidhur me të, familjarëve. Ndërsa këta të fundit, mes tyre babai, Mustaf Martinaj, pritet të merret në pyetje si dëshmitarë në seancën e radhës.
Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:
Aksionet e KING KASINO ku aksioner është 100% Ervis Martinaj
50 % të aksioneve të shoqërisë "ALBA TELECOMMUNICATION" në emër të Ervis Martinaj
Aksionet e shoqërisë “MATI UNION" ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
Aksionet e shoqërisë “MARTINAJ E.M” ku aksioner është 100% Mustafa Martinaj
Subjekti “Ervis Martinaj”
Shoqëria "REAL FENIX" ku aksionere është 100% Roberta Martinaj
Subjekti "Drenica Martinaj”
Subjekti “V.K”
Shoqëria "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K
21% e aksioneve dhe aseteve të shoqërisë "S.P.E Gjadër" të zotëruara nga "S.P.E Energy" shpk ku aksioner është 100% V.K
Një automjet Smart, modeli Passion në pronësi të Erjona Martinaj
Një automjet Land Rover, modeli Discovery në pronësi të Erjona Martinaj
Një automjet Mercedez-Benz, modeli GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një automjet Fiat, modeli Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një automjet BMË, modeli M 550, në pronësi të Vasilika Martinaj
Një pasuri me sip. 82 m2 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë në pronësi të Drenica Martinaj dhe një arë në Piqeras, Sarandë në
pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
Një njësi me sip. 137 m2 në pronësi të Vasilika Martinaj
Një ullishte me sip. 9 800 m2, në Dobresh, Tiranë
Një arë 3 815 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
Arë me sip. 7 000 m2 në Patok
Arë në Fushëkuqe, Kurbin sip. 12 145 m2
Arë në Patok, Kurbin me sip. 1 973 m2
Arë në Patok, Kurbin me sip. 7 050 m2
Arë dhe truall me sip. 1 975 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
Arë me sip. 1 632 m2 në Fushë-Milot, Kurbin
Truall dhe ndërtesë me sip. 300 m2 në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
Arë me sip. 2 543 m2 në Fushëkuqe, Kurbin
Arë dhe ndërtesë me sip. 410 m2 në Fushëkuqe, Kurbin në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
Arë me sip. 120 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
Truall dhe ndërtesë 580 m2 dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
Apartament në rrugën “Dervish Hima”, me sip. 105 m2, dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Gelmona Tarja
Ullishte 2 000 m2 në fshatin Gjilekë, Dhërmi
Pasuri aktualisht në pronësi të shtetasit Fatmir Ahmet Vuthaj
Llogari kursimi për fëmijë
Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Po ashtu ai ka qenë i përfshirë edhe në dosjen Metamorfoza, arrestimet e të cilës u kryen pas zhdukjes së tij. Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. Sipas ligjit, një person mund të shpallet i zhdukur me vendim gjykate nëse mungon nga vendbanimi i tij dhe nuk ka pasur asnjë lajm për të për më shumë se dy vite./ZËRI