Aktualitet

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, shtohet masat në gjykata! GJKKO 'blindohet' e para: punonjës garde në hyrje dhe 2 skanera

Këto masa janë kërkuar të përforcohen me kërkesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në ambientet e Gjykatës së Apelit

zh.ll
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, shtohet masat në gjykata!
gjkko

TIRANË- Prej kësaj të marte, në Gjykatën e Posaçme janë vendosur masat e reja të sigurisë lidhur edhe me planin për sigurinë në gjykata, 6 muaj nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Në këtë mënyrë, GJKKO ka rritur kontrollin dhe mbikëqyrjen për të garantuar sigurinë e personelit dhe vizitorëve.

Sipas planit të ri të masave:

-Në hyrje do të qëndrojë një punonjës garde, ku fillimisht të gjithë personat do të futen në skaner fizik.

-Pasi të kalojnë në këtë kordon sigurie, do të jetë një tjetër skaner më i detajuar brenda ambienteve të GJKKO.

-Dalja do të jetë vetëm me tjetër nivel sigurie të ngjashëm me ato të institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Këto masa janë kërkuar të përforcohen me kërkesë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në ambientet e Gjykatës së Apelit. Por, dëri më tani, janë zbatuar vetëm në GJKKO.

Më 13 tetor 2025, Këshilli i Lartë Gjyqësor publikoi një sërë masash për shtimin e sigurisë në gjykata. Fillimisht, KLGJ ngriti një grup pune, për evidentimin e nevojave dhe kërkesave që ka sot sistemi i drejtësisë, veçanërisht sa i takon sigurisë së punës së gjyqtarëve, pas vrasjes së Astrit Kalasë. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi gjithashtu të marrë masa të menjëhershme lidhur me adresimin pranë pushtetit vendor dhe kërkimin e ndihmës për ndërtimin e 8 godinave të reja të gjykatave të shkallës së parë në rrethet gjyqësore, si dhe ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 

Vrasja e gjyqtarit Kalaja

Gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën më 6 tetor, gjatë një seance gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin. Në atë moment, Shkambi ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar gjyqtarin me 3 plumba në gjoks. Gjyqtari Astrit Kalaja nuk arriti t'i mbijetonte 3 plumbave në gjoks dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë, si pasojë e plumbave kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë (babë e bir) Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët aktualisht ndodhen në spital. Në pranga kanë rënë autori, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë, Banush Koxhaj, që e lejoi hyrjen e armatosur të autorit në ambientet e gjykatës, ku ndodhi krimi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB