Aktualitet

Arratisja e Daut Lazes nga burgu, familja: Nuk kemi kontaktuar me të

Nëna e tij tha se është kontaktuar nga Policia, pas arratisjes së tij

I.F
Arratisja e Daut Lazes nga burgu, familja: Nuk kemi kontaktuar me të
Nëna e Daut Lazes

TIRANË- Familja e 49-vjeçarit që u arratis nga burgu i Shënkollit, Daut Laze janë shprehur se nuk kanë komunikuar me të. Nëna e tij tha se është kontaktuar nga Policia, pas arratisjes së tij, por kanë dëshmuar se nuk janë në dijeni se ku ndodhet ai.

“Nuk jemi lidhur me djalin, ska telefonuar. Nuk kemi asnjë haberë fare, po të kisha do thosha”, tha nëna e tij për “Report TV”.

Familjarët e tij jetojnë në zonën e Astirit në Tiranë, ndërsa 49-vjeçari është një person besimtar dhe janë ushtruar kontrolle në xhamitë në Tiranë. Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë rreth tij.

Laze rezulton i dënuar me akuzën për dhunë në familje dhe është arratisur gjatë natës duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur. Në momentin që është arratisur, nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit. 49-vjeçari ishte shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës, ku dyshohet të ketë shfrytëzuar mundësinë për t'u arratisur. Sipas informacioneve të bëra me dije deri më tani, Laze vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe ishte vendosur në spitalin e burgut./ZËRI

Poll

MOS HUMB