
MALI I ZI-Në Mal të Zi ka nisur procesi ndaj një grupi të trafikut të drogës midis Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Austrisë dhe Holandës. Edhe në këtë rast grupi i trafikut të kokainës u zbulua nga një aplikacion i zbërthyer nga policia. Bëhet fjalë për mesazhet e shkëmbyera në aplikacionin “ANOM”, i krijuar nga FBI.
Mes 11 të akuzuarve është edhe shqiptari i kërkuar Nikolin Pepaj, ndërsa të tjerët janë Milan R. Jankovic nga Tivari, Toni N. Junčaj nga Tuza, Darko T. Vukçeviç nga Podgorica, Bozhidar T. Vukçevic nga Golubovaci, Slladan R. Gjinoviç me vendbanim në Zetë, Spasoje A. Zlaticanin me vendbanim, Alen M. Doljeviç, me banim në Tuz, Filip Gj. Krstonijeviç nga Podgorica, Milan S. Miloviç me vendbanim në Sutomore, Anton S. Ljucdonaj me vendbanim në Tuz, shkruan vijesti.
Në seancën paraprake, janë shpallur të pavlefshme disa dokumente të zbuluara nga bisedat në aplikacion, të cilat janë dorëzuara nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA për autoritetet malazeze, përfshirë edhe disa komunikime në shqip.
Në vendim thuhet se nga dokumentet janë nxjerrë prova juridikisht të pavlefshme: Flash memorie USB që përmban komunikime nga aplikacioni i koduar “Anom” 23.512 skedarë me përmasa 21.2 GB, të cilat janë dorëzuar me shkresën e Departamentit të Drejtësisë së SHBA të datës 28.06.2022, të cilat janë dorëzuar me bashkëngjitje në përgjigje të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Shtetit të datës 20.04.2022. Përkthimi i komunikimit të veçantë në platformën “ANOM” nga shqip në gjuhën malazeze, është bërë ndërmjet përdoruesve “Woulditp” dhe “Hislungs”.
Në aktakuzë thuhet se në mars të vitit 2021, në bashkëpunim me persona të panjohur, Jankoviç ka marrë pjesë në kryerjen e veprës penale dhe ka shitur 1 kg kokainë për 32.500 euro. Ai formoi një komunikim grup "chat" në aplikacionin e koduar "Anom". Dorëzimi i drogës është bërë në Vjenë.
Përpos trafikut të drogës në aktakuzë evidentohet edhe një rast për vrasje në tentativë. Më 18.05.2021, nëpërmjet komunikimit të koduar ANOM, Milan Miloviç ka komunikuar me një person të panjohur, i identifikuar si JID "Kindfew" në aplikacionin e koduar, për të kryer vrasje. /ZËRI