TIRANË- Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Takimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ku theksohet rëndësia e institucioneve të pavarura në përballimin e sfidave që lidhen me krimin transnacional trafikun e narkotikëve dhe migracionin e paligjshëm.
Sipas ambasadës, këto çështje janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump, ndërsa gjatë takimit me kreun e SPAK, Klodian Braho është diskutuar edhe roli i partneritetit mes dy vendeve në forcimin e sigurisë.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:
Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Ëendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.
/ZËRI